Flash News

KRYESORE

Ambasada Gjermane sqaron: S’ka para për azilkërkuesit shqiptarë. Të kthehen në atdhe ose do dënohen

Ambasada Gjermane sqaron: S’ka para për azilkërkuesit

Në media qarkulloi informacioni se Gjermania do japë 1 mijë euro për azilkërkuesit shqiptarë, të cilët kthehen në atdhe. Mirëpo, Ambasada Gjermane në Shqipëri në një reagim të saj, ka sqaruar se s’do jepen para, pasi Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë si vend të sigurt të origjinës.

Ambasada thekson se azilkërkuesit duhet të kthehen në Shqipëri përndryshe do të dënohen me ndalim hyrjeje në të gjithë hapësirën e vendeve Schengen.

Sqarimi nga Ambasada Gjermane në Shqipëri:

++Sqarim: Asnjë asistencë e re financiare për azilkërkuesit shqiptarë të refuzuar!++

Ndryshe nga ç’raportojnë mediat shqiptare, azilkërkuesit me shtetësi shqiptare në Gjermani, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, duke nisur nga data 1 dhjetor 2017 nuk mund të marrin në konsideratë asnjë mbështetje të mëtejshme financiare apo asistencën financiare për kthim.

Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë si vend të sigurt të origjinës: kërkesat për azil nga shtetasit/et shqiptarë/e - sikurse edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor - përpunohen me procedura të përshpejtuara dhe refuzohen praktikisht në çdo rast. Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen në Shqipëri dhe mund të dënohen me ndalim hyrjeje në të gjithë hapësirën e vendeve Schengen për një periudhë, që mund të zgjasë deri në pesë vjet, nëse ata nuk pranojnë të largohen me dëshirën e tyre por kthehen forcërisht në Shqipëri.

 

Të fundit