Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ambasada holandeze mesazh shqiptarëve: Mos provoni të udhëtoni me kamionë
Duke shpërndarë një video në Facebook, ambasada holandeze në Tiranë, ministri i Shtetit për Drejtësinë dhe Sigurinë Mar Harbers, i bën thirrje emigrantëve që të mos tentojnë të hyjnë në mënyrë të paligjshme në vend, pasi shton se autoritetet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta penguar një gjë të tillë.
“Ne kemi shumë probleme me të huajt, shumica janë shqiptarë, por ndonjëherë ka edhe nga vendet e tjera. Janë njerëz që kërkojnë një jetë më të mirë dhe që përpiqen të hipin në ndonjë kamion që hipën në traget.
Me shpresën se do të përfundojnë në Angli. Por kjo sigurisht që nuk është një gjë e dëshirueshme. Mos e bëni këtë, shansi që ju të arrini në Angli është gjithnjë e më i vogël ndaj mos investoni të gjitha paratë tuaja tek trafikantët e qenieve njerëzore. Këtu do t`ju kapin dhe do t`ju kthejnë mbrapsht me avionin e radhës, sa hap e mbyll sytë’, thotë Harbers.
https://www.facebook.com/DutchEmbassyAlbania/videos/1970913366351117/