Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Ambasada në Zvicër thirrje shqiptarëve: Bojkotoni festivalin, po na cenon rëndë imazhin dhe nuk na përfaqëson
Ambasada e Shqipërisë në Bern të Zvicrës ka reaguar një të ashtuquajturi “Festivali Shqiptar” dhe ku pritet të performojnë dy reperët Farid Bang dhe Kollegah. Sipas Ambasadës, këta dy reperë përdorin gjuhë anti-semite në tekstet e këngëve dhe përçojnë një mesazh të dënueshëm. Ambasada kërkon nga shqiptarët që banojnë në Zvicër që të bojkotojnë këtë festival që do zhvillohet në muajin maj , i cili jo vetëm që nuk përfaqëson Shqipërinë dhe Kosovën, por dëmton rëndë imazhin e të dyja shteteve dhe kombit tonë.
Reagimi i Ambasadës së Shqipërisë:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë është informuar mbi një të ashtuquajtur “Festivali Shqiptar” që është parashikuar të mbahet në Schaffhausen në muajin Maj të këtij viti në të cilin janë ftuar të marrin pjesë dy raper të quajtur Farid Bang dhe Kollegah.
Ky aktivitet, nën emrin "Festivali Shqiptar" për Ambasadën e Republikës së Shqipërisë është i papranueshëm për arsyen se të dy të ftuarit, përmes muzikës së tyre bëjnë propagandë anti-Semite duke përçuar një mesazh të dënueshëm. Pjesëmarrja e tyre si të ftuar në aktivitetin e quajtur "Festival Shqiptar" cënon rëndë imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve e për pasojë është kategorikisht i papranueshëm.
Kjo është e papranueshme si për Republikën e Shqipërisë ashtu dhe të gjithë popullin shqiptar i cili botërisht dihet se ka qënë dhe është një ndër popujt e rrallë që ka mbrojtur e strehuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Po ashtu e quajmë të papranueshëm faktin që festivali të quhet "Shqiptar" pasi aty nuk përfaqësohet as Shqipëria as Kosova dhe as shqiptarët e diasporës. Për më tepër kur përmes tij përcillen mesazhe që bien ndesh me principet fondamentale të të drejtave të njeriut dhe kodin shqiptar të besës e nderit.
Shpallja e njoftimit të organizimit të këtij "Festivali", ka shkaktuar me të drejtë, reagimin e mediave, artistëve dhe opinionit publik zviceran.
Ambasada Shqiptare dhe komuniteti shqiptar në Zvicër i bashkohen këtij kori dhe distancohen dhe e dënojnë fuqishëm këtë aktivitet duke e konsideruar si një përpjekje të dështuar për të njollosur reputacionin e shqiptarëve. Organizatorët nuk kanë asgjë të përbashkët me komunitetin shqiptar i cili është krenar për kontributin që ka dhënë gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore në mbrojtje të jetës së hebrenjve.
Ambasada e RSH në Bernë i bën thirrje komunitetit shqiptar që të dënojnë dhe bojkotojnë këtë pseudo aktivitet. Organizatorët e tij do të duhet të ndërgjegjësohen për dëmin që me veprimin e tyre i shkaktojnë vetes dhe imazhit të shqiptarëve.