Flash News

KRYESORE

Ambasada ruse kritikon gazetën shqiptare: Leximi i Pushkinit dhe Tolstoit nuk të bën ‘njeri të Putinit’

Ambasada ruse kritikon gazetën shqiptare: Leximi i Pushkinit dhe Tolstoit

Ambasada ruse ka reaguar ndaj gazetës Sot, e cila të premten publikoi një lajm  lidhur me intervistën e presidentit Ilir Meta për “Rossija 24”, një vit më parë, duke e quajtur ate 'pro rus'

Ambasada shprehet se interpretime të tilla janë absurde dhe se leximi i autorëve rus nuk  do të thotë së bëhesh automatikisht “njerëzi i Putinit”.

“Kjo intervistë është, në të vërtetë, e vetmja përpjekje e një prej udhëheqësve shqiptarë për t’u përcjellë qytetarëve rusë një informacioni pozitiv për Shqipërinë, për t'i bindur ata të vizitojnë këtë vend dhe të shpenzojnë këtu paratë e tyre. E theksojmë, është e vetmja përpjekje. Ju kujtojmë se turizmi është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare”, shkruan ambasada që drejtohet nga Aleksandër Karpushin.

Reagimi i plotë:

Reagimi i Ambasadës Ruse ndaj publikimit të gazetës "SOT", i datës 5.07.19

“Garda e Verdhë”

U njohëm me botimin e djeshëm të gazetës “Sot”. Sa herë që lexojmë artikujt e saj sulmues të porositur kundër nesh, mendojmë se gazetarët e kësaj gazete, duke rrezikuar të katandisen në nivelin e “shtypit të verdhë”, tashmë kanë arritur kulmin e absurditetit. Megjithatë, ata vazhdojnë të na habisin me produktet e imagjinatës së tyre të sëmurë.

Dje gazeta “Sot” u tregoi të gjithë shqiptarëve se ata që lexojnë “letërsinë revolucionare sovjetike” bëhen automatikisht “njerëzit e Putinit”. Duke iu referuar intervistës së Presidentit Ilir Meta të vitit 2017-të (pra, të dhënë më shumë se një vit e gjysmë më parë) për kanalin televiziv “Rossija 24”, gazeta e fajëson atë për simpatinë që ka për romanin “Garda e re” të shkrimtarit Aleksandër Fadejev. Autori raporton në mënyrë konspirative se kjo intervistë e vjetër ishte “e fshehtë”, gjë që është një “provë vendimtare” e lidhjeve të presidentit me Moskën.

Në fakt, kjo intervistë shumë “e fshehtë” u shfaq dy herë gjatë “prime-time” të një prej kanaleve televizive më popullore rusishtfolëse në botë me një auditor teleshikuesish prej më shumë se 200 milionë njerëz. Kjo intervistë është, në të vërtetë, e vetmja përpjekje e një prej udhëheqësve shqiptarë për t’u përcjellë qytetarëve rusë një informacioni pozitiv për Shqipërinë, për t'i bindur ata të vizitojnë këtë vend dhe të shpenzojnë këtu paratë e tyre. E theksojmë, është e vetmja përpjekje. Ju kujtojmë se turizmi është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare.

Mos lexoni veprat e Pushkinit, Tolstoit, Fadejevit. Mos u frymëzoni nga shembujt e letersisë klasike botërore. Atëherë me shumë mundësi do t’ju pëlqejnë publikimet e gazetës “SOT”.

Të fundit