Flash News

KRYESORE

Ambasada ruse në Tiranë: Janullatos po përmirëson marrëdhëniet ruso-shqiptare

Në një kohë kur e gjithë klasa politike shqiptare është e frikësuar të shfaqë shenja afrimiteti ndaj Rusisë, pavarësisht joshjes së investimeve të mundshme në fushën e gazit, apo të infrastrukturave, nga frika se “Vëllai i Madh” amerikan i sheh, vendi i Vladimir Putinit duket se ka gjetur një “aleat” të papritur në Tiranë, shqiptarin më të ri të kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos.

Duket se në Moskë mezi e kanë pritur që ai shpallej qytetar shqiptar, që ta cilesojnë si të vetmen palë shqiptare me të cilën mund të merren vesh.

Në fakt, ambasada e Rusisë në Tiranë, ka njoftuar sot se ambasadori i saj Karpushin, u prit dje në një takim nga “Primati i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos”.

Sipas ambasadës në fjalë “Bashkëbiseduesit e vlerësuan lart nivelin aktual të bashkëpunimit midis kishave ortodokse të dy vendeve”.

Në deklaratën e saj Rusia e sheh rolin e kombasit grek Janullatos si “....një faktor i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare në fusha të ndryshme...”.

Janullatosi pak kohë më parë mori shtetësinë shqiptare, e cila iu dha me shumë bujë por edhe polemika nga presidenti i Republikës Ilir Meta.

Të fundit