Flash News

KRYESORE

Ambasada shqiptare në Greqi njofton ndryshimin e procedurave për t’u pajisur me pasaporta

Ambasada shqiptare në Greqi njofton ndryshimin e procedurave për

Ambasada shqiptare në Athinë ka njoftuar qytetarët për ndryshimin e procedurës së aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada bën me dije se data e takimit do të jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë. Gjithashtu në njoftim thuhet se brenda muajit tetor 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorëzohen për 3 javë.

Kujtojmë se këtë periudhë vere, emeigrantët shqiptarë në Greqi kanë hasur vështirësi në pajisjen me pasaportat, pasi shpesh herë në media janë publikuar pamjet ku ata presin për orë të tëra në radhë të gjata.

Duke filluar nga data 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë dhe kartë ID për 19.331 shtetas.

Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike.

Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se SOT data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportes realizohet për 4 javë.

Brenda muajit tetor 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorëzohen për 3 javë”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Të fundit