Flash News

KRYESORE

Ambasadorët i shkojnë Bashës në zyrë, çfarë do diskutohet

Ambasadorët i shkojnë Bashës në zyrë, çfarë

Ambasadorja e ShBA-së, ai i BE-së dhe ai i Britanisë së Madhe, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman do të zhvillojnë një takim pasditen e sotme me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Takimi do të zhvillohet në orën 15:00 në selinë blu. Pjesë e tryezës së diskutimit mësohet se do të jenë dhe dy përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Tre diplomatët e mësipërm kanë qenë mbikëqyrësit dhe negociatorët mes palëve për të gjetur një konsesus për reformën zgjedhore dhe mendohet se tema e diskutimit do të jetë pikërisht situata me "zgjedhoren".

Opozita dhe mahoranca kanë përplasje me mënyrën e hapjes së listave dhe formulën e koalicioneve. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik, Vasili dhe Bylykbashi propozuan që të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve.

 

Të fundit