Flash News

KRYESORE

Ambasadori amerikan në OSBE flet për Saimir Tahirin: Është i implikuar në trafikun e drogës

Ambasadori amerikan në OSBE flet për Saimir Tahirin: Është i

Ambasadori i SHBA-së në OSBE, me seli në Vjenë, Harry Kamian ka folur për implikimin e ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, në mbështetjen që i ka dhënë trafikantëve të drogës.

Duke komentuar raportin e OSBE-së për zgjedhjet e 25 qershorit, të dorëzuar nga ambasadori Bernard Borchardt, ambasadori amerikan theksoi se korrupsioni dhe kriminaliteti mbreten pengesat kryesore për prosperitetin e Shqipërisë.

“Ish-ministri i Brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamentit, është implikuar në Itali për mbështetjen ndaj trafikantëve të drogës”, është shprehur ndër të tjera ambasadori Harry Kamian.

Kjo është hera e parë që një përfaqësues i lartë diplomatik i SHBA-së komenton skandalin Tahiri, ndërkohë që ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka kërkuar nga drejtësia të thotë fjalën e saj.

Të fundit