Flash News

KRYESORE

Ambasadori austrik: Protesta, spektakël i fortë i fuqisë së qytetarëve

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johan Sattler ka komentuar protestën e së shtunës, të thirrur nga opozita e bashkuar. Në një statusi në ‘Tëitter’, ai shkruan se tubimi ishte spektakël force i opozitës, megjithatë është kundër gurëve të hedhur ndaj Kryeministisë.

“Shqipëria shfaqet në lajmet e mbrëmjes në Austri 3-5 herë në vit. Dje ishte një rast i tillë - me temë kryesore dhunën. Ishte një prezantim i forcës së qytetarëve të përkushtuar deri sa fluturuan gurët. Mundësi e humbur. Sjellje jo e rrallë për çdo opozitë në vend.”, deklaron ai.

Përfaqësues të opozitës hodhën akuza mbi policinë, që sipas tyre lejoi turmën e protestuesve t'i afroheshin Kryeministrise. Tubimi u mbyll pas 5 orëve, në një kohë që në shesh ishin me mijëra qytetarë.

Të fundit