Flash News

KRYESORE

Ambasadori britanik i shkon Kryemadhit në zyrë, çfarë diskutuan

Ambasadori britanik i shkon Kryemadhit në zyrë, çfarë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman ka zhvilluar mesditën e kësaj të hëne një takim informal me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin. Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta dhe u zhvillua në selinë e LSI-së.

Në fokus të diskutimeve mësohet se ka qenë Këshilli Politik, i cili rinis punën sot në orën 18:00. Mazhooranca dhe opozita jashtëparlamentare pritet të përplasen për mënyrën e hapjes së listave (2/3 apo 100%), dhe për formulën e koalicioneve parzagjedhore ku PD-LSI nuk kërkon që të ndryshohet.

Kryemadhi dhe Norman kanë diskutuar gjithashtu dhe për zhvillimet e fundit politike me rinisjen e sesionit të ri parlamentar.

 

Të fundit