Flash News

KRYESORE

Ambasadori Cutillo: Italia, avokate e Shqipërisë në hapjen e negociatave

Ambasadori Cutillo: Italia, avokate e Shqipërisë në hapjen e

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo, ka komentuar rekomandimin e KE për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian duke u shprehur optimist për këtë hap të rëndësishëm.

“Jam optimist nga natyra, rekomandimi që favorizon Shqipërinë është optimist. Është moment historik. Italia do të vazhdojë të mbështesë integrimin europian të Shqipërisë.  Sa të jetë e munduar Italia do të bëjë avokatin e Shqipërisë në këtë vendim të rëndësishëm”, deklaroi diplomati italian nga Gjirokastra.

Gjithashtu, ai tha se “jemi gati të forcojmë më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve. Sipërmarrësit italianë janë të interesuar për Shqipërinë. Në rastet kur ka pasur thyerje të ligjit italianët i janë drejtuar gjykatës. Ne duhet ta thyejmë korrupsionin, të gjejmë mënyrën që këto fenomene të mos përsëriten”.

Më tej, ambasadori theksoi se “ata që kryejnë krime të mëdha duhet të gjykohen dhe kur janë fajtorë të dënohen. Peshq të vegjël apo të mëdhenj, ata që e thyejnë ligjin duhet të përballen me të”.

Të fundit