Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Ambasadori gjerman ‘i tërhequr’ për krizën politike: Zgjidhja të vijë nga partitë
Ambasadori gjerman i akredituar në Tiranë, Peter Zingraf ka apeluar partitë politike që të zgjidhin vetë krizën politike, që ka përfshirë vendin prej muajsh dhe se Gjermaninë mos ta shohin në rolin e negociatorit.
“Jam i bindur tërësisht që zgjidhja për këto konflikte duhet të vijë nga vetë partitë politike në Shqipëri. Nuk e shikoj Gjermaninë si negociator, kemi folur me partitë për Reformën Zgjedhore dhe kemi dhënë mbështetjen tonë.
Ka bashkëpunuar dhe një ekspert gjerman i cili ka vendosur në tavolinë një draft i cili mund të shikohet, por pjesëmarrja e BE dhe partive në reformën zgjedhore ishte një sinjal që mund të ketë përfshirje politike”, u shpreh ambasadori, gjatë fjalës së tij në çeljen e konferencës “Tetori Gjerman” .
Po ashtu, ai foli edhe për çeljen e negociatave me Shqipërinë, duke u ndalur te vendimi i Bundestagut, si dhe nevojën për thellimin e reformave.
“Budestagu gjerman dha një ‘Po’ për Shqipërinë , por ka vendosur edhe disa kushte që disa duhet të përmbushen në fazën e parë dhe të tjerat në fazën e dytë”, tha ambasadori gjerman.