Flash News

KRYESORE

Ambasadori gjerman tregon prapaskenat në Bruksel për hapjen e negociatave

Ambasadori gjerman tregon prapaskenat në Bruksel për hapjen e

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf deklaroi se për vendin e tij hapja e negociatave me Shqipërinë për hyrjen në BE përbën një vendim strategjik.

“Ne jemi të bindur që Shqipëria dhe rajoni kanë një rëndësi strategjike për BE dhe gjeografikisht Shqipëria është brenda BE. Kancelarja Merkel e ka bërë të qartë, se është për "PO” dhe se ajo po bisedon me vendet partnere të BE, p.sh. ka biseduar me kryeministrin holandez Mark Rutte . Jam në dijeni gjithashtu që po zhvillohen bisedime në nivele të ndryshme, qeveritare dhe partiake. Vendet që janë për "PO” po bisedojnë me partnerët që ende nuk kanë vendosur qëndrimin e tyre. Le të shpresojmë që argumentet strategjike do të mbizotërojnë në fund.”, tha ai për DË.

Zingraf e bëri të qartë se vendimi për çeljen e negociatave është strategjik dhe politik njëherazi. “Ka një shumicë që është pro hapjes së negociatave. Por gjithsesi na duhet unanimitetit. Prandaj na duhet të bindim ҫdo vend anëtar të BE.”

Të fundit