Flash News

KRYESORE

Ambasadori i BE në Tiranë: Të gjendet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet e mbetura pezull

Ambasadori i BE në Tiranë: Të gjendet marrëveshja mes

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka komentuar ngjarjen në Bularat si dhe emërimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi.

Soreca u shpreh se Shqipëria duhet të mbrojë komunitetet minoritare dhe të gjendet një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe. Është e rëndësishme për ne si BE që të dy vendet të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Po ashtu është e rëndësishme që minoritet dhe pakicat në Shqipëri të mbrohen”, u shpreh ambasadori, gjatë një takimi në Fier.

Duke komentuar emërimin e ministrit të ri në krye të Ministrisë së Brendshme, ambasadori u shpreh se duhet të vijojë lufta kundër krimit.

“Ne shpresojmë që ministri i ardhshëm dhe qeveria do vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë vendin. Në fakt ne presim që kjo gjë të ndodhë pasi është në të interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ata që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin do të kenë në krah BE-në”, shtoi Soreca.

Të fundit