Flash News

KRYESORE

Ambasadori i BE për krizën politikë: Përgjegjësia është kolektive

Ambasadori i BE për krizën politikë: Përgjegjësia

“Eshtë pergjegjesi kolektive, nuk dua të ndalem te njëra palë apo tjetra. Ata që humbasin janë qytetarët shqiptarë”. Këto ishin fjalët e ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, duke komentuar krizen politike ne Shqiperi.

Në studion e emisionit ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, ai megjithatë sqaroi se vendimi i opozitës ishte disi i papritur, pasi djegia e mandateve nuk ka ndodhur asnjëherë në vendet e rajonit apo më gjërë.

“U bënë shtatë muaj në Shqipëri dhe e njoh shoqërinë dhe jetën politike edhe nga përvoja e meparshme. Jeta politike ecën me cikle. Prandaj, ti mund të presësh që cikli të përseritet. Ndoshta ne e kishim parashikuar. Mendoj se moment që gjendemi tani, është një situatë e një niveli të paprecedent. Bojkoti ka qenë pjesë e historise se Shqipërise dhe rajonit, por vendimi i opozitës për mandatet ka sjellë një situatë tjetër. Pyetja eshte si do të veprojmë që ky vendim te mos minojë ecurine e proceseve integruese”, deklaroi Soreca.

Për mundësinë e rikthimit të vizave, Soreka u shpreh se nuk ka ndonjë propozim konkret në tavolinë, por nëse do ketë, atëherë qeveria është e detyruar të marrë masa.

Të fundit