Flash News

KRYESORE

Ambasadori i BE-së në Tiranë: Është koha për të kapërcyer dallimet partiake, angazhohuni për dialog

Ambasadori i BE-së në Tiranë: Është koha për

Ambasadori i BE-së në Tiranë është shprehur se ka ardhur koha që partitë politike të kapërcejnë dallimet partiake dhe të angazhohen për dialog. Soreca thekson se një lëvizje e tillë është në interes të popullit shqiptar që dëshiron të vijojë rrugën drejt Bashkimit Europian.

"Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm që nga qershori i kaluar. Ka ende punë për t'u bërë deri në qershorin e ardhshëm. Është me të vërtetë koha tani për të kapërcyer dallimet partiake dhe për t'u angazhuar në dialog. Për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar që dëshiron të vazhdojë rrugën drejt BE-së”, shkruan Soreca në profilin e tij në Twitter.

Soreca gjithashtu përfshin në postimin etij edhe një ‘cicërimë’ të delegacionit europian, ku tregon për vizitën e përfaqësuesve të shteteve të BE-së në Tiranë.

“Përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE po vizitojnë Tiranën për të shqyrtuar përparimin përpara vendimit të qershorit për hapjen e negociatave drejt anëtarësimit. Diskutimet e para të rëndësishme sot me Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta”, thuhet në postim.

Të fundit