Ambasadori i BE-së në Tiranë: Të forcohen kapacitetet e institucioneve të pavarura

Gjatë takimit me drejtuesit e 21 institucioneve të pavarura, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka kërkuar rezultate të prekshme për pavarësinë e institucioneve.

Soreca tha se Shqipëria duhet të forcojë kapacitetin e institucioneve të pavarura, pasi janë instrumente për plotësimin e prioriteteve kyçe të vendosura nga BE.

“Është e rëndësishme të arrijmë rezultate të prekshme në institucionet publike. Kërkojnë një angazhim të fortë politik e teknik. Institucionet e pavarura janë kyçe për zhvillimet demokratike dhe mishërimin e vlerave të BE. Institucionet e pavarura janë instrumente për progresin e reformave apo prioriteteve kyçe që ne i monitorojmë”, tha Soreca.