Flash News

KRYESORE

Ambasadori i BE-së takon kreun e KLP-së: Diskutuam për krijimin e SPAK dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Ambasadori i BE-së takon kreun e KLP-së: Diskutuam për krijimin e

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, zhvilloi një takim me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca thotë se me Ibrahimin diskutuan hapat e ardhshëm të punës prioritare të KLP-së, duke përfshirë krijimin e SPAK-ut dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Takimi i parë me Gent Ibrahimin, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) të sapoformuar 🇦🇱. Diskutuam hapat e ardhshëm të punës prioritare të KLP-së, duke përfshirë krijimin e SPAK-ut dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm”, shkruan Soreca.

Të fundit