Ambasadori i BE Soreca i përqendruar në punën si vëzhgues i zgjedhjeve

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka vëzhguar procesin e votimit në qendrën nr 32 të vendosur te Liceu Artistik në Tiranë.

Ai ka qenë i përqendruar në këtë proces dhe ka shmangur mediet dhe pyetjet e tyre. Vetë kryerja e punës ka qenë ajo që i ka interesuar më shumë.

Vëzhguesit e OSBE si dhe vëzhguesit e Bashkimit Evropian kanë qenë shumë të vëmendshëm dhe të përqendruar në procesin e votimit. Soreca pritet që të shprehë qëndrimin e tij në lidhje me ecurinë e zgjedhjeve ditën e nesërme.