Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Ambasadori i OSBE i shkon Bashës në zyrë, një ditë para tryezës me partitë për Reformën Zgjedhore
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt pritet të zhvillojë sot një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.
Takimi mes tyre është parashikuar të zhvillohet në selinë blu në orën 15.00.
Ndërkohë, një orë më herët, në 14.00 kryedemokrati do të takohet me aleatët, për te vendosur rreth tryezës së thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore.
Deri tani, Basha nuk e ka pranuar ftesën për pjesëmarrje në tryezën gjithëpërfshirëse nga partitë politike.
Në një dalje për mediat, Basha tha se nuk mund të ulet në një tryezë me Damian Gjiknurin, bashkëkryetari i Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ky i fundit u shpreh i gatshëm një ditë më pas të rishikojë pozicionin e tij në komision, nëse opozita do të ulet në tryezë.
Por, as ky qëndrim nuk u pranua nga PD, ku përmes sekretarit Gazmend Bardhi u kërkua që Gjiknuri të shkojë në burg, i akuzuar për shitblerje votash, pjesë e dosjes 184.