Flash News

KRYESORE

Ambasadori i ri 'merr malet', e nis nga Qafë-Shtama

Ambasadori i ri 'merr malet', e nis nga Qafë-Shtama
Ambasadori i ri BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka kaluar të dielën duke ngjitur malet shqiptare. Soreca dhe grupi i Bashkimit Evropian që ndodhen në Shqipëri, kanë ngjitur ditën e djeshme Qafë-Shtamën dhe është mahnitur nga bukuria natyrore. "Ngjitja e parë në Shqipëri bashkë me grupin e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Jemi në Parkun Ndërkombëtar të Qafë-Shtamës, mbrapa Krujës. Natyrë e mrekullueshme, pamje të mahnitshme. Një e diele e bukur pushimi,"- shkruan Soreca në postimin  tij në Twitter.

Të fundit