Flash News

KRYESORE

Ambasadori Italian premton mbështetje në luftën kundër kanabisit e drogës

Ambasadori Italian premton mbështetje në luftën kundër

Ambasadori Italian Z.Alberto Cutillo ka zhvilluar një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ku ndodhet edhe Laboratori Tekniko-Shkencor i  Policisë Italiane, Guardia di Finanza dhe Qendrës BENECON. Nga ky laborator koordinohen dhe zbatohet Protokolli  Operativ për fluturimet ajrore 2017 për parandalimin e goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z.Çako ka falënderuar për mbështetjen Qeverinë Italiane, Ministrinë e Brendshme, të gjithë stafin  e Laboratorit  të Policisë Italiane në identifikimin, gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike edhe në ato zona shumë të thella gjeografikisht ku bëhet dhe më i rëndësishëm  monitorimi nga ajri. Sipas drejtorit Çako i gjithë territori i vendit është shkelur thuajse pëllëmbë për pëllëmbë nga forcat e Policisë në këmbë që nga Janari deri tani. Çako falënderoi Guardia Di Financën Interforcën italiane duke premtuar se do të vijohet të shkatërohen plantacionet me kanabis dhe se të gjithë përgjegjësit do përballen me drejtësinë. Cako vlerësoi se pa  Qeverinë Italiane dhe  Ministrinë e Brendshme nuk do ishin arritur këto rezultate.

Nga ana e tij ambasadori italian Alberto Cutillo tha se ky bashkëpunim do të vijojë pasi është shumë e rëndësishme që 2 vendet  të ecin përpara në këtë betejë.

Të fundit