Flash News

KRYESORE

Ambasadori italian: Zgjedhjet janë demokratike kur marrin pjesë të gjithë

Ambasadori italian: Zgjedhjet janë demokratike kur marrin pjesë

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo thotë se zgjedhjet në historinë demokratike janë ato ku marrin pjesë të gjithë. Duke folur nga Shkodra për krizën politike, Cutillo u shpreh se është vështirë të thuhet nëse duhen shtyrë zgjedhjet, por nëse ky vendim merret, duhet një marrëveshje mes palëve.

“Zgjedhjet siç ne i imagjinojmë, ne historinë demokratike janë aty ku marrin pjesë te gjithë. Ne Shqipëri kemi ardhur ne një moment bojkoti te disa partive. Është e vështirë të thuhet nëse duhen shtyrë, apo mbajtur, mos të harrojmë se ka nevojë për ndryshime të kodit zgjedhor. Janë votuesit ato që mendojnë se kush duhet të qëndrojë apo jo dhe vetëm me votë vendoset kjo dhe asnjë ambasador s’mund ta thotë këtë.  Nuk mund të shtyhen zgjedhjet pa një marrëveshje apo akord mes palëve”, u shpreh ambasadori.

Cutillo ka treguar edhe dy vendet e BE-së që janë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“Vendet anëtare të BE po mbajnë shënime mbi zhvillimet e fundit dhe në Parlamentin Europian kriza politike shihet si diçka anormale. Në BE ka vende që janë kundër Shqipërisë si Franca apo Holanda”, tha ai.

Të fundit