Flash News

KRYESORE

Ambasadori Lu e përmendi me emër, Koço Kokëdhima i dërgon letër

Ambasadori Lu e përmendi me emër, Koço Kokëdhima i

Ish-deputeti i Partisë Socialiste i ka dërguar një letër ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu. Në njoftimin e publikuar në profilin e Kokëdhimës në rrjetin social Facebook, thuhet se ish-deputeti e informon ambasadorin për zhvillimet dhe aktivitetin politik të partisë “Zgjidhja” dhe i parashtron atij disa kundërshtime dhe kërkesa rreth rolit të tij si kryediplomat i SHBA-ve në Tiranë.

“Kryetari i partisë “Zgjidhja”, z.Koço Kokëdhima, i ka dërguar sot një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, z.Donald Lu. Në këtë letër z. Kokëdhima e informon z.Lu për zhvillimet dhe aktivitetin politik të partisë “Zgjidhja” dhe i parashtron shkëlqesisë së tij disa kundërshtime dhe kërkesa rreth rolit të tij si kryediplomat i SHBA-ve në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, gazeta ‘Shekulli’ e cila është themeluar nga ish-deputeti raporton se “Kokëdhima nuk dha hollësi për përmbajtjen e letrës, por mendohet se ajo ka lidhje me deklaratën e pak ditëve më parë, kur ambasadori Lu, gjatë një takimi të shoqërisë civile, përmendi edhe emrin e kreut të “Zgjidhja”, mes ish-zyrtarëve dhe ish-deputetëve që u larguan nga detyra si rezultat i funksionimit të ligjit të dekriminalizimit dhe punës së gazetarëve kurajozë”.

Të fundit