Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ambasadori Lu: Ka prova reale për manipulimin politik të çështjes 'Tahiri'
Ambasadori amerikan, Donald Lu tha se nuk e ka paragjykuar Saimir Tahirin. Ai u shpreh se duke ju referuar asaj që kanë dal në media, SHBA mendojnë se ka prova reale për manipulimin politik të kësaj kësaj çështjeje.
Në emisionin ‘Real Story’, Lu tha se kjo çështje meriton të vendoset nga një gjykatës i cili e ka kaluar vettingun ndërsa tha se kjo mund të jetë një nga çështjet e para që do të gjykohet nga SPAK.
“Nuk e kemi paragjykuar Saimir Tahirin. Ajo që kam thënë dhe do e përsëris është se shumë shqiptarë, dhe unë, mendojmë se ka prova reale që i sheh në media çdo herë që del kjo çështje, për manipulim politik të çështjes. Tani, ne besojmë, Qeveria e SHBA beson se kjo çështje është mjaftueshëm e rëndësishme sa meriton të vendoset në gjykatë nga një gjykatës që ka kaluar vetingun, sipas provave, dhe jo sipas presionit politik. Këtë kërkojmë. Mbështesim përpjekjet që kjo të shkojë përpara në mënyrë transparente. Z. Tahiri ishte ministër kur këto krime pretendohen të jenë kryer. Është logjike të mendohet se kjo çështje në fakt mund të jetë një nga të parat që do të gjykohet në një gjykatë të SPAK, nga gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar vetingun. Kjo është diçka që do ta mbështesnim fort”, tha ambasadori Lu.