Flash News

KRYESORE

Ambasadori Lu i paralajmëroi të dorëhequrit e gjyqësorit

Në datën 12 shkurt ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, reagoi në lidhje me të dorëhequrit nga gjyqësori, të cilëve, sipas ligjit, u ndërpritet procesi i vetingut.

Përmes rrjetin social Twitter, ambasadori shkruante ndër të tjerash se ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale.

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet.

Vendimi për t’u tërhequr nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, shkruan ambasadori Lu.

Ky reagim i ambasadorit u bë vetëm pak ditë pas vendimit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për të mos qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.  

Të fundit