Flash News

KRYESORE

Ambasadori Lu “përballet” në TV me Bashën, Ramën, Kryemadhin e Berishën: Ti e ke çelësin e prangave

Ambasadori amerikan Donald Lu është treguar i parezervuar dhe ka denoncuar shpeshherë me emra politikanët shqiptarë. Lu do të mbahet mend për togfjalëshin “Peshku i madh”. Ambasadori ka folur për arrestime të “peshqve të mëdhenj”, por deri më tani ka patur shumë pak.

Lu do të “përballet” me politikanët shqiptarë njëkohësisht; me kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së dhe me Sali Berishën. Bëhet fjalë për një përballje në spektaklin e humorit, “Portokalli”.

Ambasadori nuk ka refuzuar të jetë pjesë e një spektakli të tillë, krah aktorëve të humorit që imitojnë politikanët shqiptarë, përfshirë dhe vetë ambasadorin Lu.

Ndërsa aktori Rezart Veleshnja, i cili imiton Berishën, teksa ka publikuar një foto me ambasadorin Lu shkruan, "Se ti e ke çelësin e prangave!". 

Të fundit