All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ambasadori Lu takon imituesin e Berishës; Ti e ke çelsin e prangave

Ambasadori Lu takon imituesin e Berishës; Ti e ke çelsin e prangave
All - Paragraf - 1

Pavarësisht së situata politike është mjaft e nxehtë, Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu duket se ka gjetur një mënyrë për tu larguar për pak çaste nga ky realitet.

All - Paragraf - 3

Aktori Rezart Veleshnja, i cili imiton ish-kryeministrin Sali Berisha në spektaklin e humorit "Portokalli" ka njoftuar se Lu do të jetë i ftuari special mbrëmjen e së dielës, teksa ka publikuar edhe një foto me pranga në duar përkrahë tij.

Fotoja e shkrepur është mjaft domethënëse, pasi Berisha në rol i ka nxjerrë duart para ambasadorit gati për t’i prangosur, një situatë që siç duket dhe në foto është marrë me mjaft humor nga ambasadori Lu.

Në korridoret e politikës është përfolur shpesh se Ambasadori Amerikan, Lu dhe përfaqësuesja e BE-së në Tiranë, Vlahutin kanë kërkuar arrestimin e politikanëve të lartë, si: Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Të fundit