Flash News

KRYESORE

Ambasadori rus në BE: Shkëmbimi i territoreve krijon ‘Shqipërinë e Madhe’

Ambasadori rus në BE: Shkëmbimi i territoreve krijon

Ambasadori i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov ka rikthyer në mediat greke pretendimin për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’. Në një intervistë për ‘Kathimerini’, Chizhov ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi mund të funksionojë, por kjo do të krijonte probleme në Maqedoninë e Veriut.

“Kosova, meqë ra fjala, është një çështje shumë e komplikuar. Nëse ata bien dakord, shkëmbimi i territoreve mund të funksionojë. Por kjo do të vendoste një precedent, që do të krijonte gjithashtu probleme në Maqedoninë e Veriut, ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është shqiptare. Kam parë disa harta të Shqipërisë së madhe, ku një pjesë e madhe e Greqisë është e përfshirë”, ka thënë ambasadori rus për gazetën greke.

Gjatë dy viteve të fundit, diplomacia ruse është vendosur në sulm kundër shqiptarëve në Ballkan. Deklaratat që bëhen nga Moska kanë patur për qëllim të krijojnë imazhin e një Shqipërie destabilizuese, kryesisht në raportet me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Të fundit