Flash News

KRYESORE

Ambasadori rus: Takimi Putin-Thaçi i paplanifikuar, asgjë substanciale

Ambasadori rus: Takimi Putin-Thaçi i paplanifikuar, asgjë

Politiko.al

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksander Karpushin, në një intervistë për gazetën Albanian Daily News thotë se biseda mes Putin dhe Thaçit nuk ishte e planifikuar, 'kështuqë nuk mund të jetë substanciale'. Diplomati rus shton se takimi i dy krerëve të shteteve nuk mund ta ndikojë pozicionin e Rusisë që mbështetet te Rezoluta 1244 e KS të OKB.

Më poshtë përgjigjia e plotë e Ambasadorit rus për pyetjen e ADN që lidhet me takimin mes Vladimir Putinit dhe Hashim Thaçit:

Biseda me kryeministrin Thaci nuk ishte planifikuar, kështuqë nuk mund të jetë substanciale. Është e qartë se një takim i tillë nuk mund ta ndikojë pozicionin e Rusisë në Kosovëm i cili bazohet në ligjin ndëkombëtar, kryesisht në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Sa i takon dialogut Prishtinë-Beograd ai kryhet, me sa dimë ne, nëpërmjet ndërmjetësimit të BE. Rusia e mbështet plotësisht këtë proces, por ne nuk mund të mos vërejmë se një numër marrëveshjesh të arritura ndërkohë nga palët mbeten të pazbatuara: Prishtina në veçanti e zvarrit krijimin e Rrjetit të Komunave serbe në Kosovë në çdo mënyrë të mundshme. Ne shpresojmë që Brukseli do të jetë në gjendje të për të siguruar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve. Është herët për të folur rreth rezultateve të mundshme, por siç ka thënë ministri i Jashtëm, Lavrov, nëse Beogradi sheh ndonjë opsion si të pranueshëm, pala ruse do të jetë e gatshme ta konsiderojë në mënyrë konstruktive.

Të fundit