Flash News

KRYESORE

Ambasadori shqiptar zbulon se kur të do vjehrra fort

Ambasadori shqiptar zbulon se kur të do vjehrra fort

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, në deklaratën e pasurisë shënon se është pronar i 7 apartamenteve dhe pjesërisht i dy dyqaneve. Reka deklaron se imobiliaret i janë lënë trashëgim nga prindërit e bashkëshortes, duke i dhënë përgjigje kështu edhe pyetjes së vjetër 'kur të do vjehrra shumë?'.

Sipas shqiptarja.com 7 apartamentet ndodhen në Durrës dhe kanë një sipërfaqe prej 67.5 m2, 87.3 m2, 94.1 m2, 38.5 m2, 23.1 m2, 66 m2 dhe 66 m2. Gjithashtu, ambasadori rezulton pronar i 1/5 së një dyqani, me sipërfaqe 40 m2 në Durrës si dhe i një tjetër dyqani me sipërfaqe 28 m2 në Durrës, trashëguar gjithashtu nga prindërit e bashkëshortes. Ambasadori Reka është pronar edhe i tre apartamenteve të tjera në Tiranë dhe Durrës, me sipërfaqe 105 m2 në Tiranë, me vlerë 27 000 dollarë, me sipërfaqe 116 m2 në Tiranë, vlera 85 000 euro dhe me sipërfaqe 70 m2, në Durrës, vlera 35 500 euro.

Ambasadori rezulton gjithashtu se është pronar 1/6 i një shtëpie dykatëshe në Durrës, 186.60 m2, i një trualli 595.48 m2 si dhe i një trualli tjetër me sipërfaqe 321.88 m2, në Durrës, trashëgim nga nëna.  

Të fundit