Flash News

KRYESORE

Ambasadorja amerikane në OKB: SHBA mbështet Kosovën

Ambasadorja amerikane në OKB: SHBA mbështet Kosovën

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, u shpreh se pozicioni amerikan për Kosovën nuk ka ndryshuar, pasi ajo mbetet vend mik i Shteteve të Bashkuara. Komenti i Haley-t ishte i mjaftueshëm për të sqaruar një herë e mirë se çfarë pozicioni ka Amerika në lidhje me çështjen më të diskutuar të momentit në Kosovë.

“Ne gjithmonë e kemi çmuar Kosovën dhe e vlerësojmë si shtet mik dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Mund të ketë zëra individual në administratë që flasin, por kur flasim si administratë, do të flasim me një zë të vetëm dhe kështu do të jetë”, theksoi ajo.

Që nga deklarata e Bolton, zyrtarë amerikan kanë ritheksuar se Shtetet e Bashkuara duan t’iu japin hapësirë të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje të mirë, e cila te jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe do të çojë përpara sigurinë.

Të fundit