Flash News

KRYESORE

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbërrin në Tiranë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbërrin në Tiranë

Ambasadorja e re amerikane Yuri Kim ka mbërritur sot në Tiranë, trembëdhjetë ditë pas betimit për detyrën e re në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ajo u nis drejt Tiranës pas një qëndrimi të shkurtër në terminalin VIP, ku u prit prej stafit të ambasadës. Të enjten Kim nis ditën e parë të punës si ambasadore.

Yuri Kim u nominua për postin e ambasadores në Shqipëri  nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti, për të zëvendësuar  vendin e lënë bosh nga Donald Lu.

Kim është gruaja e parë korean-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori. Ajo është anëtare e stafit të lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Top Channel ka filmuar momentin e mbërritjes së saj në Shqipëri.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=H7uJKjCrCrQ&feature=emb_logo

Të fundit