Flash News

KRYESORE

Ambasadorja e Kosovës flet në Harvard për dhunën seksuale gjatë luftës

Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Harvard dhe Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare organizuan një ligjëratë dhe diskutim me Ambasadoren Teuta Sahatqija në Universitetin e Harvardit. Ambasadorja foli rreth dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Para ligjëratës, Ambasadorja bashkëbisedoi me studentë amerikanë dhe ndërkombëtarë lidhur me zhvillimet në Kosovë, marrdhëniet me SHBA, perspektivën europiane të Kosovës, dhe dialogun me Serbinë. Gjatë ligjëratës, Ambasadorja foli për nismat dhe zhvillimet e reja për të mbijetuarit e dhunës seksuale. Të pranishëm ishin studentë dhe profesorë shqiptarë dhe amerikanë. Në fund, ambasadorja falenderoi gjithashtu studentin Deni Hoxha, Themelues dhe President i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë  dhe Drejtor i Komunikimit në Departamentin e Marrdhënieve Ndërkombëtare në Harvard që bëri të mundur këtë vizitë në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

Konsullata gjithashtu i dhuroi Universitetit Harvard një hartë te Kosoves me kristale dhe kopje te librit mbi vendimin e ICJ për Pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu, kopje të librit "E Përdhunuara" të Remzije Shalës u dorëzuan në librarinë Widener në Harvard.

Shoqata Shqiptare e Studentëve në Harvard është një organizatë që bashkon studentët me origjinë shqiptare dhe studentë të interesuar për kulturën, historinë dhe çështjet shqiptare. Organizata ngre vetëdijen për kushtet shoqërore, ekonomike dhe politike që prekin shqiptarët në mbarë botën nëpërmjet diskutimeve, ngjarjeve kulturore, forumeve, ligjërata dhe takime midis studentëve.

Të fundit