Flash News

KRYESORE

Ambasadorja e SHBA në OKB pranon lidhjen e fortë familjare me Shqipërinë

Ambasadorja e SHBA në OKB pranon lidhjen e fortë familjare me

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley ka pranuar lidhjet e forta që familja e saj ka me shqiptarët, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Konsullata e Kosovës në Nju Jork.

Haley është shprehur se bashkëshorti i saj, Michael Haley, është me origjinë nga Shqipëria.

“Ne deshëm të merrnin pjesë për disa arsye. Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria”, u shpreh ambasadorja, duke surprizuar shqiptarët e pranishëm në aktivitet.

Nikki Haley garantoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe anëtarësimin e saj në OKB, ndërsa foli edhe për vlerat e përbashkëta që ndajnë shqiptarët dhe amerikanët.

Michael dhe Nikki Haley janë martuar në vitin 1996 dhe kanë dy fëmijë. Michael është me profesion ushtarak dhe ka shërbyer në Afganistan. Ai e shkëput nga puna kur bashkëshortja e tij u zgjodh Guvernatore e Karolinës së Jugut në vitin 2011-të.

Nikki Haley është një prej njerëve më të besuar të presidentit amerikan, Donald Trump. Ajo konsiderohet nga mediet amerikane si pasuesja e mundshme e Rex Tillerson në postin e Sekretares së Shtetit, nëse ky i fundit largohet për shkak të përplasjeve me presidentin. 

Të fundit