Flash News

KRYESORE

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri betohet sot në Departamentin e Shtetit

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se ditën e sotme Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim do të zhvillojë ceremoninë e betimit.

Sipas protokollit ceremonia do të drejtohet nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker, në ambientet e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pas ceremonisë së betimit, Kim pritet të vijë në Shqipëri për të paraqitur letrat kredenciale dhe për të filluar më tej nga detyra.

Njoftimi për ceremoninë e betimit

Yuri Kim u nominua për postin e ambasadores në Shqipëri  nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti, për të zëvendësuar  vendin e lënë bosh nga Donald Lu.

Në një seancë para Komisionit të Jashtëm të Senatit për konfirmimin e saj në fund të tetorit, ajo deklaroi se SHBA inkurajon dhe mbështet Shqipërinë në rrugën e reformave, duke theksuar se do të nxisë palët në Shqipëri që të kapërcejnë ngërçin politik.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori. Ajo është anëtare e stafit të lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Të fundit