Flash News

KRYESORE

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA: Kathleen Ann Kavalec do ndjekë axhendën e Donald Lu

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA: Kathleen Ann Kavalec do

Në pritje të ardhjes së pasardhëses së Donald Lusë në Tiranë, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, ka treguar detaje sa i takon profilit të Kathleen Ann Kavalec.

Në emisionin ‘Debati në Channel One’, ajo sqaroi se nuk e ka takuar asnjëherë Kavalec, por se beson se ajo do të ndjekë të njëjtën axhendë si Lu.

“Është një diplomate e shkëlqyer, njohëse shumë e mirë e çështjeve që lidhen me Rusinë”.

“Ambasadoret në mënyrë absolute përfaqësojnë gjithmonë interesat e vendit dhe nuk fusin axhendat e tyre. Dhe unë nuk shikoj se do të këtë ndryshim nga një ambasador nga një tjetër. Në këtë rast, kam e bindur se ajo do ndjekë linjën e SHBA me Shqipërinë”, deklaroi Faber.

Diplomatja shqiptare shtoi se njëherë në vit takon gjithë ambasadorët amerikan që kanë punuar në Shqipëri dhe se ata janë ndarë të kënaqur me eksperiencat e punës në vendin tonë.

Të fundit