Flash News

KRYESORE

Ambasadorja Vlora Çitaku sulmohet me vezë në SHBA

Ambasadorja Vlora Çitaku sulmohet me vezë në SHBA

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku është sulmuar me vezë nga një aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një fjalimi në Universitetin e Denverit.

Çitaku është sulmuar në prani të ish-ambasadorit Christopher Hill, i cili në fund të viteve 90-të ka ndërmjetësuar në konfliktin Kosovë - Serbi. 

Ka qenë aktivistja Vlerta Vdili ajo që ka qëlluar në drejtim të Çitakut menjëherë pasi ka bërë pyetje rreth vdekjes së Astrit Deharit. Pas ngjarjes ka reaguar vetë ambasadorja e cila shkruan se është lënduar dhe akuzon për shpifje aktivisten.

Statusi i plotë i Çitakut:

Sot kam qenë e ftuar në një bashkëbisedim nga Denver Ëomen in International Security. Bashkë me Ambasadorin Christoper Hill sqaruam para studentëve dhe mysafirëve të shumtë situatën në Kosovë dhe Ballkan, rritjen e influencës Ruse dhe nevojën për rritjen e vëmendjes së SHBA-ve karrshi Kosovës dhe rajonit tonë. 

Bashkëbisedimi ishte shumë dinamik, dhe pati shumë pyetje interesante për rrolin e NATO-s, të drejtën ndërkombëtare, rrolin e gruas në proceset e shtetndërtimit etj. 

Nga fundi I bashkëbisedimit, një aktiviste shqiptare, u ngrit, më akuzoi se jam kriminele, vrasëse ( duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit ), pastaj akuzoi Ambasadorin Hill që po promovon kriminelët. Dhe në fund hodhi vezë në drejtimin tim. 

Vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin. 

Sigurisht që ndjehem e lënduar nga ato fjalë të rënda, dhe nga ato shpifje pa krip. 

Është krejt normale të kemi mospajtime, por ato duhet të mbesin në nivelin e debatit, e asnjëhere në sulm e shpifje ndaj tjetrit.

Kaq për sonte. 

Vlora

Të fundit