Flash News

KRYESORE

Rindërtimi, Yuri Kim dhe Luigi Soreca shkojnë në Kryeministri

Rindërtimi, Yuri Kim dhe Luigi Soreca shkojnë në Kryeministri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim si dhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Luiggi Soreca kanë shkuar paraditën e sotme në kryeministri.

Takimi ka zgjatur rreth një orë dhe mësohet se vizita ka pasur në fokus rindërtimin pas dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kujtojmë se dje ambasadorja Kim së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian Luigi Soreca takuan Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani.

Të fundit