Flash News

KRYESORE

Ambulanca përplaset me trajlerin, në spital 5 të plagosur

Ambulanca përplaset me trajlerin, në spital 5 të plagosur

Një ambulancë që ishte duke transportuar një të sëmurë drejt Spitalit Rajonal të Beratit është përplasur sot me një trajler, ku si pasojë e aksidentit janë plagosur 5 persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Otllak”, ku mjeti me targa serbe që po futej në një pulari ku kishte sjellë koncentrat ushqimor, ka përplasur ambulancës, e cila ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëseje, të cilët kanë nxjerrë nga ambulanca 5 të plagosurit, përfshirë edhe shoferin.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal Berat dhe janë jashtë rrezikut për jetën, edhe pse janë të gjithë me fraktura të shumta në të gjithë trupin.

Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën ishte duke qarkulluar ambulanca. Kjo e favorizuar edhe nga lagështira në rrugë ka bërë që ambulanca të devijojë e rrëshqasë pas përplasjes, duke përfunduar në kanal.

Të fundit