Flash News

KRYESORE

Ameli si Blue Ivy, ua ‘mbledh’ prindërve

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë çifti më i dashur në botën e muzikës. Dyshja gjithashtu kanë dhe një vazjë shumë të ëmbël, Amelinë. Ameli me dy prindër këngëtarë nuk ka se si të dalë ndryshe, ndaj që tani ajo ka nisur të ketë shijet e saj personale për këngën dhe muzikën.

Në disa postime në Instastory, Miriam Cani ka ndarë më ndjekësit e saj se rregullat në shtëpi sa i takon këndimit, tashmë i vendos Ameli. Në shtëpinë e tyre nuk lejohet më të këndohet sepse duhet të këndojë vetëm Ameli.

Kënga e saj e preferuar është  “Twinkle twinkle litte star” dhe “7 finger family song”. Kush ka fëmijë ose ka takuar të paktën njëherë fëmijë të vegjël, e kupton që këto janë këngët e famshme të botës së tyre.

Kujtojmë se disa muaj më parë, ishte Blue Ivy, vajza e Beyonce dhe Jay Z që ua “mblodhi” prindërve, duke mos i lejuar të duartrokasin.

Të fundit