Flash News

KRYESORE

“Amelsina” e trevave shqiptare ulet për tre ditë në qytetin e Fushë-Arrëzit

Qyteti i vogël i Fushë-Arrëzit i pozicionuar në veri të Shqipërisë, për të 14-in vit radhazi ka pritur në shtëpinë e tij fëmijë nga të gjitha trevat shqipfolëse në festivalin “Instrumentistët e Vegjël Popullur”. Një traditë tashmë e krijuar që prej vitit 2004, i cili përcjell ndër breza vlera të trashigimisë kombëtare e integruese, i cili synon mbajtjen gjallë të traditës së përdorimit të instrumentave popullorë.

Të dielën ka përfunduar “Festivali Mbarëkombëtar i Instrumentistëve të Vegjël Popullorë”, i cili në datat 19, 20 dhe 21 Maj, priti fëmijë nga 28 qytete të Shqipërisë dhe të trevave shqiptare.  Në këtë festival instrumentistët e vegjël shpalosen vlerat e tyre artistike para jurisë profesioniste të udhëhequr nga Zhani Ciko. 

Për tre ditë me radhë, artistët e vegjël i kanë kthyer buzëqeshjen dhe gjallërinë qytetit buzë luginës së Fanit.

Në këtë festival u dhanë nga tre çmime të treta dhe të dyta. Çmimi i parë shkoi për grupin e Drenasit i cili arriti të fitonte dhe zemrat e publikut, çmimi i dytë shkoi në qytetin e Sarandës dhe çmimi i tretë për Lipjanin. Gjithashtu u akorduan dhe një sërë çmimesh të tjera dhe çertifikata mirënjohje.

Çmimi i traditës shkoi për Fushë-Arrezin, i cili do të presë sërish instumentistët e trevave vitin e ardhshëm në një vit jubilar në edicionin e tij të 15-të.

Realizimi i fotove nga Ndrek Tusha ekskluzivisht për Politiko.al 

D.Z

[ngg_images source="galleries" container_ids="35" display_type="photocrati-nextgen_basic_thumbnails" override_thumbnail_settings="0" thumbnail_width="240" thumbnail_height="160" thumbnail_crop="1" images_per_page="20" number_of_columns="0" ajax_pagination="0" show_all_in_lightbox="0" use_imagebrowser_effect="0" show_slideshow_link="0" slideshow_link_text="[Show slideshow]" order_by="sortorder" order_direction="ASC" returns="included" maximum_entity_count="500"]

Të fundit