Flash News

KRYESORE

Amendimet e LSI, Balla: Buxhetin e ka Meta, reagon Vasili: Ju shkaktuat protestën, zgjidheni!

Amendimet e LSI, Balla: Buxhetin e ka Meta, reagon Vasili: Ju shkaktuat

Dy amendamentet e LSI depozituar një ditë më parë për zgjidhjen e kërkesave te studentëve, të cilët protestojnë prej 10 ditësh kanë rikthyer një pjesë të deputetëve të opozitës sot në Kuvend pas disa muajsh bojkot.

Ata kërkojnë diskutimin e dy mendimeve, ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla e ka hedhur poshtë kërkesën e LSI, pasi sipas tij buxheti ndodhet edhe i padekretuar nga presidenti Meta.

“Si ta ndryshojmë buxhetin Petrit kur buxheti sot është te Ilir Meta, nuk është këtu. Procedura e ndryshimit të buxhetit nuk bëhet me dy gisht letër, kjo është tallje këtu në sallën e parlamentit”, ndërkohë kreu i grupit parlamentar të LSI, Vasili i është përgjigjur: “Buxheti në këto kushte ku ndodhemi, i miratuar një javë më parë dhe ku me mijëra të rinj që janë aty jashtë kanë nevojë për zgjidhje. Këtyre zgjidhjeve nuk u shkitet, por me aksion politike. Ju jeni shkaku dhe keni detyrimin për ta zgjidhur për ata që protestojnë në të ftohtë”.

Të fundit