Amendola apel BE-së: Mos e shtyni më hapjen e negociatave me Shqipërinë

Ministri italian për Çështjet e Evropës, Enzo Amendola deklaroi se për Bashkimin Evropian do të ishte një gabim i madh nëse shtynte sërish hapjen negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Një shtyrje tjetër ka të ngjarë të ketë pasoja negative në stabilitetin dhe perspektivën evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk ka qenë një shtyrje si të tjerat, sepse ndodhi pas përpjekjeve të rëndësishme të bëra nga vendet anëtare kandidate.

Menjëherë pas Këshillit Evropian të tetorit, presidenti Conte u takua në Romë me kryeministrin shqiptar Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zaev.

Qeveria ka ndërmarrë tashmë veprime për të rikthyer dosjen në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme javën e ardhshme dhe për të ritheksuar pozicionin tonë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, pa i shkëputur këto vende nga njëra-tjetra”, deklaroi ministri, i cili i trembet faktit që boshllëku i lënë bosh nga BE-ja në dy shtetet ballkanike, mund të plotësohet nga vende si Rusia, apo Kina.