Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dragan Biseniç / gazeta Danas
Sikur thoshte dikur Meterniku se Ballkani fillon në rrugën e njohur vjeneze Landshtrase, sot mund të themi se „Ballkani i ri“ fillon në qytetin sirian Tel Avjad, qyteti i parë në të cilin hyri ushtria turke në ofensivën e saj të emërtuar „burimi i paqes“.
Ofensiva turke është rezultat i ngjarjeve të ndërlidhura që synojnë të ndryshojnë Lindjen e Afërme në të njëjtën mënyrë e cila shpie në një sërë ngjarjesh që do të riformatojnë edhe hartën e Ballkanit. Tani me sa duket është e sigurtë se Amerika ka ndryshuar qëndrim në të dy rajonet dhe, në të njëjtën kohë kërkon „zgjidhje përfundimtare“ për Lindjen e Afërme dhe Ballkanin dhe ka ndërmarrë hapa të fuqishëm diplomatikë dhe ushtarakë në kuadrin e „strategjisë së madhe“ të pranisë amerikane në këto dy rajone të ndërlidhura.
Ngjarjet ballkanike, sikurse pritej, duhej të përmbylleshin në Shtëpinë e Bardhë, ashtu sikurse Presidenti amerikan Donald Tramp lajmëronte në letrën e tij për Aleksandër Vuçiçin dhe Hashim Thaçin në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
„Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës është sa të zgjatësh dorën. I gëzohem rastit që Ju dhe Presidentin Hashim Thaçi do t’u pres në Shtëpinë e Bardhë që të festojmë atë që do të jetë marrëveshja historike“- porosit Presidenti amerikan. Por, deri në ditën e ceremonisë rruga është e gjatë.
Megjithëse mendohej se interesat e fuqive të mëdha, ose më mirë të themi Rusisë dhe ShBA-ve, fillimisht do të kryqëzoheshin në Ukrainë dhe se Ballkani do të ishte në njëfarë mënyre monedhë për kusurim në këtë rregullim, më parë mund të ndodhë që ai (Ballkani) të jenë rezultat i rregullimit në konfliktin sirian. Nga ana tjetër, nuk është i pakët numri i atyre që konfliktin sirian e kanë quajtur „Jugosllavia e Lindjes së Afërme“, por jehona e këtij krahasimi i ra pak në sy opinionit publik.
Pozicioni i subjekteve kryesore në deltën e përballjeve europiane dhe të Lindjes së Afërme, Turqisë dhe Greqisë, pësoi një kthesë dramatike. Turqia vërtetë që mori bekimin e heshtur për të ndërhyrë në Siri, por kjo ndodhi vetëm për faktin se askush tjetër nuk e deshi një gjë të tillë. Turqia për vite me radhë ka një qëllim të qartë në konfliktin sirian, të pengojë lidhjen tokësore të territoreve kurde Sirisë dhe Turqisë.
Në mënyrë që ta realizojë këtë, ajo kërkon krijimin e „korridorit të sigurtë“ përgjatë kufirit të saj me Sirinë, i cili të jetë i gjerë 50 kilometër (gjithnjë përgjatë kufirit) dhe të hynte 30 kilometra në thellësi të territorit sirian. Është fjala për një sipërfaqe të madhe prej rreth 15.000 kilometër katror që Turqia dëshiron ta marrë.
Turqisë i është dhënë Siria, por ftohtësia në marrëdhëniet mes Turqisë dhe ShBA-ve ka mbetur, megjithëse tani nuk ka më lajme se SHBA-të do ta tërheqin ushtrinë e tyre edhe nga territori turk.
Për shkak të Turqisë, po rritet rëndësia strategjike e Greqisë, gjë që është vërtetuar gjatë vizitës së Sekretarit të Shtetit Majk Pompeo në Athinë. Pompeo premtoi se do t’i plotësojë dëshirat e Athinës, që nga limitimi i Turqisë në kërkimet për naftë rreth Qipros, e deri te mbrojtja ushtarake në rast të aksioneve ushtarake turke.
Pomepo tha tha se grekët duhet të jenë të bindur se, në rast se trupat turke do të zbarkojnë në ishujt grekë, SHBA-të „do të veprojnë për të mbrojtur dhe ruajtur idenë e sovranitetit, idenë bazë të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së pronës private“.
Zhvendosja e ekuilibrit të interesave amerikane në trekëndëshin Turqi, Greqi, BE, gjithsesi do të ketë pasoja në dizajnin ballkanik. Gazi qëështë gjendur rreth Qipros ka krijuar dy „blloqe treshe“ në Mesdhe. Greqia gjendet në aleancën treshe mesdhetare me Qipron dhe Egjiptin, ndër të cilët ekziston një sentiment i fuqishëm antiturk.
Izraeli, i cili gjithashtu është i përfshirë në këtë aleancë, por nëpërmjet bllokut tjetër, pa Egjiptin, në mënyrë që të evitohej lidhja direkte dhe e hapur e Izraelit me Egjiptin, si puna e këtyre tre vendeve, në marrëdhënie të tendosura me Tuqinë për shkak të çështjeve bilaterale, por edhe me plane dhe politikë në Lindjen e Afërme krejt të kundërt, që kanë të bëjnë me çështjet me të rëndësishme për Izraelin. Egjipti, që nga fillimi i mandatit të Presidentit Tramp është në radhët e favoritëve të Amerikës, por tani edhe Greqisë po i ofrohet një shans me sa duket i ri.
Greqia përgatitet gjithashtu për projeksion të ndikimit të saj në rajon, ose më mirë të themi në Ballkan, pas të cilit do të qëndrojë mbështetja amerikane. Ky është një rol i ngjashëm me atë që Greqia e kishte në vitet nëntëdhjetë, në kohën e krizës jugosllave. Grekët ishin lajmëtarët e parë që i sollën Millosheviçit postën amerikane, qoftë për të mirë qoftë për të keq.
Kompania greke OTE ishte „partneri i ri“ në privatizimin e Telekomit, e cila, pas Dejtonit solli pothuajse dy miliard dollarë për pushim nga luftimet në Bosnjë. Po ashtu, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, atëherë Teodoros Pangallos, i solli gjithashtu Millosheviçit ofertën që të tërhiqej nga pushteti dhe ta dërgonte një një vend të sigurtë ku të dëshironte.
Në dokumentet strategjike amerikane, në shumë vende Greqia përmendet si pengesë dhe digë aktive ndaj ndikimit rus në Ballkan, në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë për mënyra alternative të furnizimit me gaz: gazi i lëngshëm amerikan, gazi azerbejxhanas dhe gazi i gjetur përreth Qipros. Roli i Greqisë nënvizohet edhe në krijimin e „kordonit sanitar“ për bllokimin e pranisë ajrore dhe tokësore ruse në Ballkan, dhe në mënyrë të veçantë në Qendrën Humanitare ruse në Nish-Serbi, për të cilin ShBA-të mendojnë se shërben për „qëllime të pandershme“.
Pas disa dhjetëvjeçarëve në të cilët dominimi amerikan në rajon shqyrtohej si i garantuar, ka adhur koha kur është shfaqur nevoja për zgjerim të interesave ekonomike dhe energjetike amerikane. Ambasadori amerikan në Athinë, Xhefri Pjati, paralajmëroi haptazi një qëndrim më të fortë të interesave amerikane „në ndërtimin e paqes dhe begatisë në këtë rajon kyç“.
Pjati deklaroi se SHBA-të, „ së bashku me Greqinë dhe partnerët e tjerë demokratikë, do të veprojnë për pengimin e ndikimeve malinje të Rusisë, Kinës dhe Iranit të cilët kanë interesa dhe vlera të ndryshme për të ardhmen e këtij rajoni“.
Ekipet greke dhe amerikane kanë rënë dakord për versionin përfundimtar të marrëveshjes ushtarake e cila do të lejojë zgjerimin e bazës amerikane në Qipro, të cilën e përdor Flota e gjashtë për dronë dhe si kazermë për pilotët e helikopterëve. Një pjesë e marrëveshjes do të jetë edhe trajnimi i ushtrisë greke, e cila ka qenë e dëmtuar shumë nga kriza në vend.
Sipas marrëveshjes së re, SHBA-të do të investojnë mjete të mëdha në ndërtimin e bazës së re detare dhe ajrore në Aleksandropullos. Kjo bazë do të ketë një rol të dyfishtë dhe të integruar, mbrojtjen e interesave amerikane të sigurisë dhe energjetikës në Lindje të Mesdheut dhe Juglindjen e Europës. Ajo është strategjike edhe për faktin se ka një port.
Ky port, për shkak të afërsisë së tij në Ballkan, merret si bazë qendrore mbështetje për operacionet ushtarake në Ballkan, të cilët në këtë rast do të jenë shumë më të shpejtë sesa po të filloheshin nga porte të tjerë.
Nëpërmjet tij, me anë të një rrjeti gazsjellësi, do të dërgohet dhe furnizohet me gaz të lëngshëm Europa Juglindore. Ky rrjet mundëson edhe atë që furnizimi i Rumanisë dhe Bullgarisë të anashkalojë gazsjellësin që kontrollon Turqia. Grekët shfaqin shumë entuziazëm për këtë rol të ri. Natyrisht që këto plane janë evidentuar edhe nga pala tjetër, e për këtë Rusia dëshiron të zhvillojë portin e saj në Detin Egje.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, pikërisht gjatë vizitës së tij në Beograd, pati rastin të lexojë mesazhet e zemëruara të Trampit në Tuiter në të cilët ai shprehej se Amerika „do të shkatërrojë në mënyrë totale dhe do ta fshijë ekonominë e Turqisë“, nëse Turqia në Siri „ndërmerr hapa që do ta kalojnë masën“.
Megjithatë, ka rëndësi që Trampi e ka vlerësuar se vendimi amerikan për të filluar luftën në Lindjen e Afërme në „kërkim të armëve të shkatërrimit në masë që nuk ekzistonin“ ishte një prej „vendimeve më të këqija“ që deri tani ka kushtuar 8 trilion dollarë.
Trampi ka konkluduar se „ka ardhur koha që SHBA-të të dalin nga këto luftëra qesharake dhe të pafundme“ dhe se „Turqia, Europa, Siria, Irani, Iraku, Rusia dhe Kurdët duhet ta putojnë situatën se çfarë duhet të bëjnë me luftëtarët e arrestuar të Shtetit islamik te fqinjët e tyre“.
Teksa Trampi është krejtësisht i qartë se nuk sheh ndonjëfarë rëndësie nga prania e fuqishme ushtarake në Lindjen e Afërme për interesat amerikane, pozicioni i tij kur vjen puna te Ballkani është shumë më pak i qartë. Deri tani kurrë nuk ka thënë se ushtria amerikane duhet të tërhiqet nga Ballkani, gjë që nuk do të thotë se nuk e planifikon një gjë të tillë.
Do ta kishte tejet më të lehtë të paralajmëronte tërheqjen amerikane dhe mbylljen e bazës amerikane në Bondstill në Kosovë, sesa tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Gjermania, gjë që tashmë edhe e ka bërë. Në bazën amerikane në Bondstill gjenden 600 ushtarë amerikanë. Amerika i konsideron këto njësi të përdorshme për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht edhe garant të integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës të cilët mund të përdoren shumë shpejt në ndonjë rast të domosdoshëm.
Para se të shkonte të premten e kaluar në Athinë, Pompeo vizitoi Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Që të dyja këto republika jugosllave të deridjeshme, përfaqësojnë modelin e suksesit të strategjisë amerikane.
Mali i Zi është bërë tashmë antar i NATO-s, ndërsa Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një marrëveshje e cila eleminoi të gjitha pengesat për hyjen e Maqedonisë së Veriut në NATO. Për këtë, mund të supozohet se ky format të ndiqet nga SHBA-të edhe në pjesët e tjera të Ballkanit- në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë.
Planifikuesit amerikanë shohin një lidhje mes gjendjes në Ballkan dhe synimeve më të gjera amerikane. Mendohet se, ndonjë shfaqje eventuale e dhunës në Ballkan, do ta përfshinte edhe Shqipërinë, Kroacinë, Malin e Zi, madje edhe Bullgarinë e Greqinë, të gjithë antarët e tjerë të NATO-s dhe do të shkaktonte dallgë të reja emigracioni dhe radikalizim të muslimanëve boshnjakë. E gjitha kjo do ta tërhiqte vëmendjen e aleatëve amerikanë në Europë nga „qëllimet e larta me të cilat po përballet administrata e Trampit, Koreja e Veriut dhe Irani“.
SHBA nuk kanë shumë opsione në Ballkan. I pari është mbështetja e politikës së tanishme që ia kanë lënë udhëheqjen BE-së dhe evitimit të marrjes së përgjegjësive të reja, por ajo mbart me vete destabilizimin e Ballkanit.
Obsioni i dytë është ndryshimi i „status quo-së“ dhe fillimi i rikompozimit të Ballkanit sëbashku me Rusinë, e meta e së cilës është kundërshtia me vlerat amerikane. I treti është fillimi i „aksionit të madh diplomatik të përbashkët amerikano-europian“ i cili do të duhej të shpinte në zgjidhjen e problemeve ballkanike që kanë mbetur të hapura, ndër të cilët vendin qendror do ta zinte marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës.
Emërimi i të dërguarit të ri për bisedime në Kosovë, ambasadorit Riçard Grenell, duke emëruar paraprakisht të dërguarin për Ballkanin Metju Palmerin, është shenjë e sigurtë se administrata e Trampit ka vendosur për opsionin e tretë.
Ai, krahas theksit të rëndësishëm për bashkëpunim ushtarak dhe antarsimin e ardhshëm në NATO, përmban edhe novitetit mbi „antarët e përbashkuar në BE“, që është statusi i vendeve kandidate që janë përfshirë në vendimmarrjen e BE-së, por pa të drejtë vote.
Njëkohësisht, ai do të drejtonte me fuqi dhe në mënyrë të hapur politikën amerikane të „shkopit dhe kulaçit“, shpërblimit dhe ndëshkimit për qeveritë kooperuese edhe ato jokooperuese. Shpërblimi për bashkëpunim, krahas anatrsimit në BE dhe në NATO, do të ishte edhe prania në tregun amerikan dhe lehtësi të tjera ekonomike.
Duke gjykuar nga të gjitha gjasat, këtu qëndron edhe ngjashmëria më e rëndësishme mes dy Riçardëve, të mëparshmit, të dërguarit special amerikan Riçard Hollbruk dhe të tanishmit Riçard Grenellit. Përveç emrit të njëjtë, që të dy i lidh edhe fakti se vinë nga posti i ambasadorëve në Gjermani, dhe që i shenjon deklarimi i drejtpërdrejtë i qëndrimeve të tyre politike, Por, duket se pikërisht kjo është e mjaftueshme dhe e nevojshme për lojën e re ballkanike të „shkopit dhe kulaçit“.
Në ndryshim nga Hollbruku i cili ia arriti të fitonte mbështetjen e të gjitha faksioneve të makinerisë amerikane të politikës së jashtme, duket se Grenallit kjo nuk do t'i vijë për dore. Por, ndoshta edhe nuk do të jetë e nevojshme, sepse synimet politike do të jenë mjaftueshmërisht të pranueshëm për të gjitha pjesët e subjekteve të politikës së jashtme amerikane.
Menjëherë pas emërimit të të dërguarit amerikan, u deklarua edhe përfaqësuesi i ri europian për politikë të jashtme Zhozef Borelli, me deklaratën se „dialogu po zgjat tepër shumë“ dhe se „status quo-ja është e paqëndrueshme“ dhe se udhëtimi i tij i parë zyrtar do të jetë në Prishtinë, ku Grenelli tashmë ka qenë disa ditë më parë, duke ndikuar që të formohej qeveria kompatibël me syimet e bisedimeve të ardhshme.
Në planet amerikane parashikohet antarsimi i Kosovës në NATO, gjë që për momentin është ndaluar për shkak të kundërshtimit të Serbisë dhe pjesërisht për shkak të shqetësimit sesi do të përdorej ushtria kosovare.
Qëndrimi amerikan është se mund ta bindë Beogradin që kjo ushtri nuk është formuar për mbrojtje territoriale, por për misione ndërkombëtare, por kjo vetëm atëherë kur Beogradi „ta pranojë antarsimin e Kosovës në NATO dhe shkëmbimin e ambasadorëve“. Po duket se Serbia dëshiron të „presë dhe ta pranojë sovranitetin e Kosovës direkt para hyrjes në BE“. Kjo vlerësohet si „e gabuar“ sepse „pesha e Serbisë atëherë do të jetë e vogël“.
Nëse Republika Srpska do të planifikojë shpallje të referendumit për pavarësi, ShBA-të do të bëjnë gjithçka për ta bërë votimin të pamundur. Në këtë rast, Përfaqësuesi i Lartë do të përdorte „kompetencat bonus“ dhe do ta shpallte referendumin të pavlefshëm, por në këtë rast do të pamundësohej njohja dhe antarsimi në BE dhe në NATO dhe së bashku me to edhe huatë nga Banka Botërore dhe FMN-ja.
Kështu pritet, më së voni deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm, të hapen faqet ballkanike të cilat para dy dhjetëvjeçarësh i pati hapur Riçard Hollbruku. Atëherë, në mënyrë të ngjashme me marrëveshjen paqesore të Kamp Dejvidit mes Izrealit dhe Egjiptit, do të organizohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38