Flash News

KRYESORE

Amerika tërheq të gjithë stafin diplomatik nga Venezuela

Amerika tërheq të gjithë stafin diplomatik nga Venezuela

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka urdhëruar tërheqjen e gjithë personelit diplomatik të SHBA-së, të mbetur në Venezuelë. Më 24 janar, SHBA ka tërhequr një pjesë të stafit diplomatik.

Ky urdhër u dha pasi Uashingtoni sanksionoi një bankë ruse, për shkak të marrëveshjeve të saj me kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë, PDVSA.

Këto vendime synojnë të rrisin presionin edhe mbi Karakasin, edhe mbi Moskën. Administrata e Trump, dhe disa vende të tjera e kanë shpallur Maduron udhëheqës të paligjshëm dhe e kanë mbështetur udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si lider të përkohshëm.

Të fundit