Flash News

KRYESORE

Amerikë, Uragani Laura u merr jetën 6 personave

Amerikë, Uragani Laura u merr jetën 6 personave

Të paktën gjashtë persona kane humbur jetën ndërkohë që Uragani Laura goditi shtetin amerikan të Luizianës.

Katër persona u vranë nga pemët që binin. Një burrë u mbyt në një varkë që u fundos dhe një tjetër vdiq nga helmimi me monoksid karboni nga një gjenerator në shtëpinë e tij, thanë autoritetet.

Erërat me shpejtësi deri në 240 km /orë shkaktuan dëme të mëdha, dhe ndërprerje të energjisë në më shumë se gjysmë milion shtëpi duke shkaktuar dhe një zjarr në një fabrikë industriale.

Laura tani është konsideruar nën statusin e stuhisë tropikale. Uragani ka kaluar në Arkansas, duke lënë pas Luizianën të shkatërruar.

Në orën 19:00 (me kohën lokale) të enjten, Qendra Kombëtare e Uraganit tha se stuhia ishte dobësuar në erërat maksimale të qëndrueshme prej 40 km / orë, por përsëri po sillte reshje të mëdha shiu.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edëards tha se “dëmet që kishin pësuar ishin katastrofike, përtej asaj cfarë kishin menduar në fillim”.

Presidenti Donald Trump tha se do të vizitojë shtetet e prekura gjatë fundjavës.

Të fundit