Flash News

KRYESORE

Amfiteatri romak 2700 vjeçar nuk i shpëton tërmetit

Amfiteatri romak i Durrësit nuk i ka shpëtuar tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë.

Siç shihet edhe nga pamjet zona është e rrethuar nga kordoni i policisë, ndërsa pjesët shkëmbore janë copëtuar.

Amrifeatri romak i Durrësit mbart vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe sipas studiuesve mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali.

Amfiteatri është me vjetërsi 2700-vjeçare.

Kujtojmë se tërmeti goditi Shqipërinë në orën 03:55 duke lënë pas dëme të mëdha në njerëz dhe materiale.

Deri tani 43 persona janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa 15 të tjerë kanë humbur jetën. Shqipëria ka marrë mbëshetje materiale dhe financiare nga Rumania, Greqia, Italia, Kosova.

Të fundit