Flash News

KRYESORE

Amnistia fiskale, Denaj sqaron si do të luftohet ekonomia informale dhe pastrimi i parave

Amnistia fiskale, Denaj sqaron si do të luftohet ekonomia informale dhe

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj e ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, ka folur për amnistinë fiskale, një nismë e lancuar nga qeveria.

Denaj u shpreh se ky projekt-ligj ka si synim që të lerë pas mënjanimin e ekonomisë informale.

“Në vitin 2011 ka pasur një përpjekje për të bërë amnisti dhe ka dështuar. Kjo amnisti nuk u bë, sepse nuk u shoqërua me amnisti penale. Kryeministri tha se do jetë një ligj jo i thjeshtë, por preku edhe nene të caktuara në Kodin Penal. Pra, e kemi rregulluar brenda ligjeve. Lidhet me objektiv për të nisur një vit zero për të lënë pas një plagë të madhe. Më herët kanë synuar informalitetin, por jo evazionin. Flasim për vit zero që të çlirojmë Shqipërinë nga një plagë ekonomike dhe sociale”, tha Denaj.

Denaj sqaroi se shteti do të marrë një rol rregullator të ekonomisë me ligje që tha se do të jetë të njëjta me ato të vendeve të BE-së.

“Ne mendojmë se brenda shtatorit jemi gati që administrata jonë të bëjë shumë për këtë ligj. Do mundohemi të luftojmë pastrimin e parave. Ka elementë të administratës që nuk janë gati, por ne do të fillojmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Unë nuk mund të them se që nesër mund të bëjmë një kontroll të imtësishëm, por do të bëjmë të pamundurën në vazhdim për të luftuar informalitetin”, deklaroi Denaj.

Të fundit