Flash News

KRYESORE

“Amnistia për 350 të dënuar”, Gjonaj: Do diskutohet me deputetët e rinj në Parlament

“Amnistia për 350 të dënuar”, Gjonaj: Do diskutohet

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka inspektuar kushtet e reja nga insvestimi 29 milionë lekësh të spitalit të burgut në Tiranë dhe bëri me dije se së shpejti ky investim do t’i japë zgjidhje edhe problemit në vite të dënuarve me mjekim të detyruar që vuajnë dënimin në kushte skandaloze në burgun e Zaharisë në Krujë.

“Projektligji për amnistinë nga ku pritet të përfitojnë 350 të dënuar do të ketë një diskutim me deputetët e rinj të opozitës në Parlament për të parë mundësinë e bashkëpunimit për të votuar amnistinë e shtyrë nga viti i shkuar”, tha ndër të tjera Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë shprehet se shpreson tek opozita e re parlamentare për të bashkuar votat dhe për të votuar projektligjin për amnistinë.

Të fundit